Policia e Kosovës shqipton mbi 1500 tiketa trafiku vetëm në 24 orët e fundit

0
196

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1577 gjoba në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë këtij periudhe janë raportuar disa aksidente në rrugë, prej të cilëve 31 kanë rezultuar me lëndime, ndërsa 44 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, forcat e rendit njoftojnë se 12 persona janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të ligjit.

Policia apelon për respektimin e rregullave të trafikut dhe për kujdes më të madh në rrugë, për të parandaluar aksidentet dhe rrezikun për jetën e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here