Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Edhe gjatë ditës së premte është regjistruar numër i madh i aksidenteve të trafikut, raporton SO.
Në bazë të statistikave të policisë për 24 orët e fundit figuron se të premte janë regjistruar gjithsej 54 aksidente trafiku.
Poashtu, policia bën të ditur se 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa, 33 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë ditës së premte policia poashtu, ka shqiptuar edhe 1.816 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.