Policia e Kosovës: Serbët do ta bllokojnë rrugën në Graçanicë, përkohësisht për shkak të një protestë të paralajmëruar

0
225

Serbët e Graqanicës, do ta bllokojnë rrugën Prishtinë- Gjilan, në shenjë protestë për shkak të arrestimit nga Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përkohësisht do të bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, duke nisur nga ora 11:30.

Kjo për shkak të protestës që është paralajmëruar nga serbët sot në Graqanicë. Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

Njoftim për bllokim të rrugës

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here