Policia e Kosovës i bashkohet nismës së EUROPOL-it me partnerët #TheNetThatWorks në njohjen e rolit qendror që luan rrjeti i bashkëpunimit përmes EUROPOL-it në trajtimin e kërcënimeve më serioze kundër sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar krimit kibernetik dhe terrorizmit.
Nisma e EUROPOL-it #TheNetThatWorks – nxjerr në pah vetëm disa nga zyrtarët që e përbëjnë rrjetin e gjerë të kolegëve me përvojë dhe profesionistë që punojnë ditë e natë për ta bërë Evropën një vend më të sigurt.
Çdo ditë, EUROPOL-i bashkon zyrtar të zbatimit të ligjit nga e gjithë BE-ja dhe vendet partnere për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e krimit të rëndë ndërkombëtar dhe të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.
Kjo e vendos EUROPOL-in në zemër të arkitekturës evropiane të sigurisë. EUROPOL-i luan një rol kritik si një qendër mbështetëse për operacionet e zbatimit të ligjit, një qendër për informacionin mbi aktivitetet kriminale dhe një pikë qendrore për ekspertizën dhe analizën e zbatimit të ligjit.
Me një rrjet të zyrtarëve ndërlidhës dhe partnerë që përfshin më shumë se 50 vende në mbarë botën të bashkuar në selinë në Hagë.
EUROPOL-I është ‘ #TheNetThatWorks.
Në vijim gjeni vegëzat e videove për iniciativën e EUROPOL-IT #TheNetThatWorks.