Policia e Kosovës në Vërmicë ia gjen drogën e fshehur në trup 41-vjeçarit nga Shkupi, e arreston

0
248

Në pikën kufitare në Vermicë, një person pasi është regjistruar ka vazhduar me kontrollë më në detaje, ku më pas i është gjetur në trup marihuana që ai kishte fshehur në një qese, shkruan Reproteri.net.

I njëjti ka pranuar se edhe konsumues i kësaj substance.

Komunikata:

Me datën 28.01.2024, rreth orës 02:30, pas regjistrimit në kufi- Vërmicë, të një automjeti të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është derguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar.

Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan.

I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance.

Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram. Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe derguar në qendrën e paraburgimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here