Policia e Kosovës ka shqiptuar 1852 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të rregullave në trafik.
Sipas të dhënave, 25 aksidente trafiku kanë qenë me të lënduar, ndërsa 59 me dëme materiale.
Nga statistikat e përgjithshme, 20 persona janë arrestuar, dhe 13 janë dërguar në mbajtje.