Pasi që është identifikuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove një ngasësi i cili ka kaluar me veturë në vendkalim të paraparë për këmbësor në Prizren. Sipas fotografisë shihet se shoferi e ka trupuar rrugën dhe ka kaluar në kahun tjetër të rrugës.
“Fillimisht janë siguruar vetëm fotografit nga kundërvajtja dhe më pas policia ka arrit ta identifikojë veturën dhe kundërvajtësin dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba për kundërvajtjen sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Duke respektuar rregullat e komunikacionit rrugor, rrugët tona bëhen më të sigurta, prandaj shkelja e rregullave dhe ligjeve në fuqi nuk do të tolerohet./IndeksOnline/
Video është publikuar në IndeksOnline: