Policia bastis një banesë në Prizren, sekuestron marihuanë, para dhe telefon

0
105

Në Prizren është arrestuar një mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 20.46 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një telefon celular dhe 65 euro para kesh, raporton 04 Online.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Rexhep Kabashi, Prizren  25.04.2025 – 18:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 20.46 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një telefon celular dhe 65€ para kesh. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here