Një qytetar nga Prizreni ka përfunduar në pranga, pasi sulmoi me veturë policin i cili ishte duke kryer një operacion policor të bastisjes.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Shkozë, dje rreth orës 10:50.
I dyshuari u intervistua nga policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari në fjalë u dërgua në ndalim policor.