Policët shqiptarë në Amerikë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjen e heroit, Afrim Bunjaku

0
207

Shoqata e Policëve Shqiptarë në ShBA ka dhuruar 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Çekun me këto te holla e ka pranuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga themeluesi i Shoqatës Amerikano-Shqiptare e Zbatimit te Ligjit ne SHBA, Elton Shametaj.

Ata në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorëzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

E tërë fushata e mbledhjes së mjeteve është realizuar përmes GoFundMe.

Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit derisa ishte në detyrë.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dhënë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here