Polia: Bora në Theth 7 m, të merren masa nga autoritetet për zhbllokimin e rrugëve

0
568

Pavlin Polia, guidë turistike në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me situatën në Theth.

Ai tha se rrugët janë bllokuar pasi dëbora ka arritur trashësinë prej 7 metrash.

Më tej ai theksoi se aktualisht nuk ka turistë të mbetur në Theth, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të marrin masa për zhbllokimet e rrugëve në mënyrë që kjo zonë të vizitohet dhe dimrit nga turistë.

“Besoj se bora në rrugën e Thethit do të pastrohet për tre ditë. Dëbora ka shkuar rreth 7 metra. Ka pasur rënie orteqeve. Deri më tani nuk ka ndonjë turist që ka ngelur në Theth. Janë lajmëruar nga pronarët e bujtinat. Kemi shprehur shqetësim që duhet të ketë ndërhyrje me disa vende sepse rrezikohet dhe jeta e punëtorëve.

Banorët e zonës zakonisht marrin masa paraprakisht për dimrin pasi e dinë se si është situata në Theth. Kishte ndërprerje të energjisë për dy ditë por që u riparua. Shpresoj që vitin tjetër të merren masa afatgjata dhe turistëve t’u jepet mundësia që edhe në Dimër ta vizitojnë Thethin.”- tha ai.

Polia theksoi se ditën e djeshme në Bogë ka pasur një dyndje të jashtëzakonshme të turistëve lokalë./EuroNews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here