Polakja thyen rekordin botëror për ngritje

0
98

Një entuziaste e fitnesit ka kompletuar 7.079 ngritje në 24 orë duke thyer rekordin botëror.

Olivia Vinson, 34-vjeçare ka thënë për rekordet botërore të Guinness se ajo ishte në kërkim të një sfide kur bashkëshorti i saj, i cili është edhe trajner i ka propozuar një sfidë të tillë.

“Isha në kërkim të një sfide më të madhe dhe bashkëshorti im i cili është trajner, më sugjeroi të bëja ngritje për 24 orë. Fillimisht qesha me këtë sfidë pasi mendoja se një gjë e tillë nuk ishte e mundur. Por më vonë shikova se rekordi aktual ishte 4.081 ngritje dhe e mendova sërish”, tha Vinson.

Ajo tha se pretendonte të bënte vetëm pak më shumë ushtrime të tilla se shënuesja e rekordit të kaluar, polakja Paula Gorlo.

“Pasi kaloi pak kohë, e rimendova dhe thash ndoshta mundem”.

Vinson tha se ushtroi për tre muaj, para se të dështonte në provën e parë.

Ajo tha se mori lëndime në krahun e majtë pas 12 orëve ulje-ngritjeve. Lëndimi e shtyri atë të pauzonte për dy muaj, shkruan Upi.

Vinson tha se përpjekja e dytë gjithashtu kishte sfidat e saj.

“Shqetësimi im ishte nëse trupi im mund të duronte”.

Ajo tutje është ndarë e kënaqur me arritjen e saj duke deklaruar se rekordet botërore i shtyjnë njerëzit të tregojnë për potencialin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here