Është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për rrezikim të trafikut publik.
I dyshuari ngasës i automjetit, sipas policisë së Kosovës në Prizren rreth orës 20:40 në lagjen “Dardania” kishte shkaktuar aksident trafiku duke shkaktuar dëme materiale e lëndime trupore. I njëjti dyshohet se para shkaktimit të aksidentit të trafikut kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacinale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor.
I dyshuari E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Aksident trafiku me lëndime’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Rrezikim i trafikut publik’’”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./04 Online