Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

0
74

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas informatave që Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të besueshme, rasti është raportuar më 14.01.2026 rreth orës 10:30 nga pronarja e shtëpisë, L. K, e cila ka njoftuar Policinë se në objektin e saj kishte vërejtur dëmtime në një roletë dhe në dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, krim-teknika dhe hetuesia, ku pas këqyrjes është konstatuar se një predhë dyshohet të ketë depërtuar fillimisht në roletë, më pas në xhamin e dritares dhe ka përfunduar në murin e brendshëm.

Brenda dhomës është gjetur edhe një predhë me kalibër ende të panjohur, e cila është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të dhënave, shtëpia në fjalë është e pabanuar pasi është në proces renovimi, ndërsa ankuesja ka deklaruar se që nga data 29.12.2025 nuk ka qenë në atë shtëpi, pasi jeton në Suharekë.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here