Plas sherri mes kunatave: Rrahen me njëra-tjetrën, përfundojnë në Polici

0
207

Dhuna në familjet kosovare është një dukuri mjaft shqetësuese. Përveç rasteve ku gratë sulmohen nga bashkëshortët, shpesh ka telashe edhe mes anëtarëve të tjerë të familjes. Nuset, vjehrrat e kunatat jo rrallëherë përfshihen në konflikte që përcillen me ofendime dhe eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur të hënën në një familje në rrugën Marali të Malishevës, ku dy gra (kunata) janë përfshirë në një përleshje me njëra-tjetrën.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre, ku pas një konflikti verbal, njëra prej tyre ka sulmuar tjetrën fizikisht nusen e vëllait, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar, viktimat janë dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre, në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here