Rrjetet sociale shpesh dinë të jenë edhe mollë sherri mes figurave publike e artistëve.
Kështu ndodhi edhe së fundmi mes Gresa Gashit e Gresa Behlulit.
Përgatitja profesionale del të jetë thelbi i tensionit mes dyshes.
Tensioni mes tyre nisi pasi artistja publikoi një postim ku kritikon moderatoret shqiptare, duke lënë të kuptohet se ato nuk janë mjaftueshëm të përgatitura për rolin e tyre.
“Pajtohem me Gresën, por kjo duhet me ditë që krejt mundohen kapak, edhe Gresa nuk është që di të këndoj më së miri në botë ama mundohet, kështu që aty aty”, reagoi me një instastory së fundi Gashi.
Pasoi gjithashtu një reagim tjetër i këngëtares që tha: “Ato që janë prezantuese të mira nuk reagojnë përkundrazi pajtohen me mendimin tim…ato që nuk dinë, e paskan gjetur veten në statusin tim dhe janë prekur”, u kundërpërgjigj tjetra.
“Më mirë është më ia fillu me lexu ndonjë libër se sa me shkru statuse, me luajt rolin e palaqos lehtë është sot, po vlera po mungon”, theksoi mes tjerash Behluli.
“A shtyhem me libra me një debat televiziv kur të duash, din din me këndu”, ia ktheu sërish Gashi.














































