Plas sherri mes fqinjëve në Prizren: 69-vjeçari gjuan me armë dhe i kërcënon dy vëllezër

0
304

Mosmarrëveshjet mes fqinjëve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe përfundojnë si raste në Polici, ku kërkohet ndihmë. Telashe të tilla mes kosovarëve janë mjaft të shpeshta dhe motivet shumë herë dalin të jenë zënkat momentale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në lagjen Arbanë në Prizren, ku është arrestuar një person, nën dyshimin se ka kanosur fqinjët e tyre.

Sinjali mëson se i dyshuari është një 69-vjeçar i cili fillimisht ka pasur një konflikt verbal me dy viktimat, vëllezër mes vete.

Për motive akoma të panjohura, palët janë fjalosur e më pas i dyshuari ka marr një armë bë shtëpinë e tij dhe ka shtënë me të në ajër.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se viktimat kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin.

Njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta sekuestrojnë armën e të dyshuarit, si dhe rreth 30 fishekë.

Palët më pas janë intervistuar nga hetuesit dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për incidentin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here