E ftuar në spektaklin e “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Efi Dhedhes. Siç e dimë, ose të paktën siç e ka deklaruar ajo, Efi është beqare.
Ajo i ka dhënë fund një lidhjeje kohë më parë për të cilën ka folur dhe publikisht ndonëse nuk ia kishte zbuluar identitetin partnerit.
Por edhe pse ende beqare, ajo mendon dhe i ka planet e qarta për martesën dhe familjen e saj të ardhshme.
“Dua një familje të vogël jo shumë të madhe. Unë jam shumë e lumtur dhe mund të them që jam në fillimet e mia që të kuptoj se çfarë është lumturia.”- është shprehur ajo.