Një femër është plagosur dje në mesditë në Prizren nga një predhë e kalibrit të panjohur.
Policia ka thënë se viktima ka pranuar lëndime të lehta trupore.
“Një femër dyshohet se ka pasuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.