Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjën “Jeni Mahallë” të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic nga Policia në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Si pasojë është lënduar një person në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
I dyshuari është arrestuar dhe policia ka konfiskuar një armë.
“Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jete. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Osmanollaj.