Plagët nuk duhen shpëlarë kurrë me alkool dhe raki, ekspertët ngrejnë ALARMIN

0
58

Prerjet apo plagët nuk do të infektohen nëse i trajtojmë në mënyrën e duhur, kanë pohuar ekspertët.

Kjo do të thotë që duhet shpëlarë me ujë të ftohtë dhe të pastër, kohë pas kohe të mbrohen me gazë dhe të mos irritohen me alkool dhe mjete kimike. Shkaktari kryesor për infektimin e plagëve është moskujdesi higjienik dhe përdorimi i mjeteve joadekuate për dezinfektim. Nëse plaga nuk është e thellë dhe mjeku nuk ka konstatuar se duhet bërë lidhja, nuk duhet mbështjellë, as përdorur gazë, në mënyrë që të mos krijohen baktere.

Plagën duhet mbrojtur me gazë vetëm nëse e mbulojmë me rroba, kur punojmë punë shtëpie apo gjendemi në ambient në të cilin ka shumë pluhur. Plaga e cila rrjedh gjak nuk duhet shpëlarë me alkool ose raki sepse jo vetëm që irritojnë lëkurën, por mund të jenë edhe të rrezikshme. Kur vëmë alkool në plagën e cila rrjedh gjak, enët e gjakut zgjerohen dhe mund të shkaktojnë kundërefekt. Alkoolin mund ta përdorim vetëm për të dezinfektuar lëkurën përreth plagës.

Shpejtësia e shërimit të plagës varet nga organizmat dhe aftësia e saj që të shërohet. Rikujtojmë se një leukoplast elektrik me ujë mund t’i shërojë shumë shpejt plagët tuaja. Garza futuriste ka një fushë elektrike që ndihmon shërimin e plagëve kronike dhe lëndimeve të ndryshme. Gjatë testimit te kafshët, plagët e mjekuara me leukoplastët elektrikë u shëruan 30% më shpejt se sa plagët me fasha të zakonshme. Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut thonë se gjëja më e mirë është që kostoja e prodhimit është e ulët. “Këto leukoplastë mund të prodhohen me kosto të ulët, vetëm disa dollarë”-tha Amay Bandokhar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here