Plagët e luftës mbeten të hapura cep më cep të shoqërisë sonë

0
24

Dhimbja e familjeve që ende presin lajme për më të dashurit e tyre të pagjetur dhe vuajtjet e viktimave të luftës që shpesh trajtohen me harresë, na kujtojnë se drejtësia dhe dinjiteti nuk janë opsione, por detyrime.

Sot, të shoqëruar nga ambasadori William Walker, përkujtojmë me respekt viktimat e masakrës së Reçakut dhe dhimbjen e familjeve të tyre. Kjo ngjarje na rikujton tragjeditë e një kohe kur jeta jonë dhe vlerat tona kombëtare u sfiduan deri në kufijtë më të errët.

Kornizat ligjore që adresojnë këto çështje janë të dobëta dhe shpesh mbeten në letër.

Familjet e dëshmorëve dhe viktimave janë lënë pa mbështetje të duhur. Ata kanë nevojë për punësime, për bursa për fëmijët e tyre, për shërbime sociale dhe, mbi të gjitha, për një shtet që i përkrah pa kushte.

Si mund të ndjekim përpara të ardhmen tonë kur një pjesë e jona ka mbetur në të shkuarën, duke pritur një drejtësi që nuk vjen? Unë besoj se:

Procesi i zbardhjes së fatit të të pagjeturve duhet të përshpejtohet, përmes transparencës dhe angazhimit të institucioneve tona dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Viktimat e luftës dhe familjet e tyre meritojnë më shumë mbështetje, duke përfshirë bursa për të rinjtë dhe programe punësimi për të rriturit.

Ndryshimet ligjore dhe buxhetet e qëndrueshme janë të domosdoshme, që këto familje të kenë mundësinë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Nuk ka drejtësi pa kujtesë dhe nuk ka paqe pa përkujdesje. Kujtesa kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve. Nëse më jepni besimin tuaj, unë nuk do të ndalem derisa ata që sakrifikuan për ne të marrin dinjitetin që meritojnë.

Eman Rrahmani 1

Aferdita Saramati 12

#koalicioniperfamiljen 129

Shkruan: Afërdita Saramati – Kandidate për deputete e “Koalicioni për Familje”

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here