Pjetër Gruda kandidon për Kuvendin e Prizrenit nga LDK

0
99

Pjetër Gruda është kandidat për një ulëse në Kuvendin e Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan 04 Online.

Ai ka theksuar se vendimi i tij buron nga dëshira për të sjellë transparencë, zë të ri dhe zgjidhje praktike për sfidat e qytetarëve. Gruda poashtu ka thënë se synon të kontribuojë në ndërtimin e një komune më funksionale dhe më afër njerëzve, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin që, sipas tij, Prizreni e meriton.

Postimi i plotë i Pjetër Grudes

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë të Komunës së Prizrenit,

Me përgjegjësi dhe përkushtim dua t’ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Ky vendim buron nga dëshira ime e sinqertë për të kontribuar në zhvillimin e komunës sonë, për të sjellë zë të ri, transparencë dhe zgjidhje të shpejta e praktike për sfidat që na prekin çdo ditë.

Besoj fuqishëm se bashkë mund të ndërtojmë një komunë më funksionale, më të drejtë dhe më afër njerëzve. Përkrahja juaj në këtë rrugëtim është çelësi që ta sjellim këtë ndryshim — ndryshimin që të gjithë e meritojmë!

Me respekt,

Pjetër Gruda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here