Pjeshkën, një frut i ëmbël me shije të pasur, mund ta shijoni nga qershori deri në fund të gushtit, kur është edhe kulmi i stinës. Fillimisht vijnë nga Kina dhe së bashku me kajsitë, kumbullat, bajamet, vishnjat dhe qershitë i përkasin familjes së trëndafilave Rosaceae. Përveç faktit që shijen e tyre mund ta shijojmë veç, nuk është e pazakontë ta gjejmë atë si përbërës në smoothie të ndryshme, akullore dhe ushqime të tjera.
Mbretëria e vitaminave dhe mineraleve
Rreth 150 gramë nga ky frutë përmban vetëm 58 kalori, 14 gramë karbohidrate, më pak se një gram yndyrë, një gram proteina dhe dy gramë fibra. Pjeshkët janë të pasura me ujë dhe kanë një përmbajtje të lartë karotine.
Ato përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C dhe E si dhe një shumëllojshmëri mineralesh; kalcium, kalium, fosfor, squfur, hekur, magnez, mangan dhe bakër. Përveç kësaj, ky frut është plot me antioksidantë që mbrojnë trupin tonë nga plakja dhe sëmundje të ndryshme. Sa më e freskët dhe e pjekur të jetë pjeshka, aq më shumë antioksidantë përmban ajo.
1. Shëndeti i syve
Për shkak të burimit të pasur të beta karotenit, një përbërës që shndërrohet në vitaminë A në trup, konsumimi i pjeshkës do të kontribuojë në shëndetin e syve. Ky përbërës gjithashtu ndihmon në parandalimin e verbërisë së natës dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën.
2. Mbrojtja nga toksinat
Pjeshkët janë një ndihmës i shkëlqyer në pastrimin e zorrëve, veshkave, stomakut dhe mëlçisë nga toksinat. Përmbajtja e lartë e fibrave largon të gjitha mbetjet e tepërta toksike nga zorra e trashë dhe ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë. Konsumimi i tyre kontribuon në tretjen e rregullt dhe reduktimin e rrezikut të kapsllëkut.
3. Ndihmon në rënien në peshë
Pjeshkët përmbajnë sheqerna natyrale frutash që plotësojnë nevojën për ëmbëlsira, dhe në këtë mënyrë reduktojnë nevojën për ëmbëlsira të ndryshme jo të shëndetshme. Çaji i luleve të pjeshkës përdoret në kultura të ndryshme për humbje peshe.
4. Lufton kancerin
Pjeshkët janë tepër të pasura me antioksidantë. Në veçanti, lëkura dhe tuli i pjeshkës janë të pasura me lloje të antioksidantëve që studimet kanë zbuluar se kanë veti antikancerogjene.
Për më tepër, studimet në epruveta dhe kafshët kanë treguar gjithashtu se komponimet në farat e pjeshkës mund të kufizojnë rritjen e tumoreve jo-kancerogjene të lëkurës dhe t’i parandalojnë ato të kthehen në kancerogjene. Polifenolet, të cilat janë gjithashtu të bollshme, mund të zvogëlojnë dhe kufizojnë rritjen dhe përhapjen e qelizave të kancerit.
5. Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Hekuri dhe vitamina K që përmbajnë pjeshkët janë dy substanca të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Vitamina K parandalon mpiksjen e gjakut dhe mbron nga një mori sëmundjesh të zemrës, ndërsa hekuri e mban gjakun të shëndetshëm dhe të fortë dhe parandalon aneminë nga mungesa e hekurit. Likopeni dhe luteina në pjeshkë gjithashtu ulin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
6. Pastron veshkat
Kaliumi që gjendet tek pjeshkët është një aleat i shkëlqyer në reduktimin e sëmundjeve të veshkave dhe pastrimin e fshikëzës. Ngrënia e këtij fruti do të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të veshkave dhe sëmundjeve të tjera të veshkave, si dhe në largimin e gurëve në veshka.
7. Është aleat i lëkurës së shëndetshme
Niveli i vitaminës C në këtë frut (rreth 17 për qind e vlerës ditore në 150 gramë pjeshkë) favorizon rininë e lëkurës dhe gjithashtu ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar. Pjeshkët ngadalësojnë procesin e plakjes dhe reduktojnë formimin e linjave dhe rrudhave të imta në lëkurë. Fërkimi i këtij fruti në lëkurë si maskë do të ushqejë dhe freskojë lëkurën tuaj edhe nga jashtë.
8. Mund të zvogëlojë simptomat e alergjisë
Pjeshkët mund të lehtësojnë simptomat e alergjisë. Kur trupi ynë është i ekspozuar ndaj një alergjeni, ai lëshon histamina ose kimikate të prodhuara nga sistemi ynë imunitar për të çliruar trupin nga alergjeni. Histaminat janë pjesë e sistemit mbrojtës dhe shkaktojnë simptoma alergjie si teshtitja, kruajtje ose kollitje. Hulumtimet tregojnë se pjeshkët mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të alergjisë duke parandaluar lirimin e histaminës në gjak. Megjithatë, nevojiten kërkime shtesë për të përcaktuar fuqinë e këtyre efekteve te njerëzit me alergji.
Pjeshkë apo nektarinë?
Ata janë po aq të këndshëm, por jo të gjithë i pëlqejnë njësoj. Dallimi kryesor midis këtyre dy llojeve të frutave është mungesa e qimeve në lëkurën e nektarinës. Nektarinat mund të jenë më të vogla se pjeshkët dhe të kenë më shumë ngjyrë të kuqe nga jashtë dhe më shumë aromë. Përveç kësaj, nektarinat përmbajnë të gjitha lëndët ushqyese të pjeshkës, por edhe më shumë. Ato kanë dy herë më shumë vitaminë A, pak më shumë vitaminë C dhe dukshëm më shumë kalium se pjeshkët.