Brengosjet e tyre për Prizrenin i kanë instrument për vetëveten e jo konsideratë për taksat e qytetarëve prizrenas.
Postimet populliste të komplet strukturave partiake ne kor, duke e luajtur rolin e ekspertëve të komunikacionit, nuk janë asgjë tjetër përveq se hipokrizi e kulluar.
A nuk ishin pikërisht këta që jo vetëm në katërvjeqarin e udhëheqjes së komunës nga partia e tyre por edhe përtej saj shkelën mbi çdo parim vetëm e vetëm që mos të ju mungojnë privilegjet dhe benefitet e pushtetit?!
A nuk ishin pikërisht këta që nuk u distancuan asnjëherë nga dhjetëra keqëpërdorime të qeverisjës nga bashkëpartiakët e vet?!
A nuk ishin pikërisht këta që anatemuan dhe linçuan aktivistë të shumtë të cilët në periudha të ndryshme kohore kritikuan gjërat negative që ndodhnin mbrenda organizatës dhe në pushtetin komunal katërvjeqar i thirrur në emrin e kësaj organizate?!
Idealizmin që po mundohen me e shpërfaqë e kanë bërtimë e piskamë, interesin personal e kanë qellim.
P.S. Keqmenaxhimi i taksave qytetare sado i vogël që është tregon joseriozitet dhe shpenzim te panevojshëm.
Shkruan: Blerim SARAMATI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online