Stefano Pioli mbrëmë kishte ndeshjen e fundit në krye të skuadrës së Milanit.
Sa ishte pjesë e kuqezinjëve, Pioli arriti ta kualifikonte Milanin në Champions League pas disa viteve mungesë, e po ashtu fitoi edhe titullin e Seriea A.
Pas ndeshjes me Salernitanan, tekniku italian foli për të ardhmen e tij, ku la të kuptohet se karrierën do ta vazhdoj në Angli.
“Po studioj anglisht dhe jam i prirur të provoj një përvojë të re jashtë vendit. Premier League mund të jetë vërtet e bukur dhe mundësi tërheqëse, me siguri”, deklaroi Pioli.