Gërhitja është me të vërtetë irrituese dhe ka pak metoda mjekësore për ta parandaluar – por ekziston një pije krejtësisht natyrale që ndihmon në evitimin e saj.
Gërhitja kryesisht ndodh gjatë cikleve të thella të gjumit, tek personat me mbipeshë, nga deformimet e hundës apo edhe tek personat që kanë pirë shumë alkool ose duhan, transmeton lajmi.net
Për këtë problem, mund të drejtohemi tek një pije krejtësisht natyrale “anti-gërhitje”, e cila është shumë efikase.
Përbërësit:
2 karrota
1/4 limon
2 mollë
1 rrënjë e freskët xhenxhefili
Përgatitja:
Thjesht, përdoreni një shtrydhëse frutash dhe përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
Çdo natë para gjumit e konsumoni lëngun dhe problemi i gërhitjes do të mbetet pjesë e së kaluares.
Përmbajtja e vitaminave tek përbërësit ka efekte të mëdha pozitive në hundë dhe gjithashtu lehtëson frymëmarrjen.
Nëse kjo pije nuk ndikon pozitivisht në ndalimin e gërhitjes, atëherë duhet të drejtoheni tek mjekët profesionist për shkak se mund të ketë arsye tjetër të gërhitjes.
/04 Online