Petritsch: Nuk e duam një Kosovë jofunksionale

0
199

Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë.

Aika thënë se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 2024, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm, mirëpo meqë nuk pritet të ketë shumë rezultat më 2024 – për shkak të zgjedhjeve – dialogu i brendshëm në Kosovë mund të ndikojë që më 2025 të ecet më afër normalizimit”, ka deklaruar Petritsch për Radion Evropa e Lirë.

Kurse për draft-statutin e propozuar për Asociacionin, Petritsch ka thënë se është i mirë.

“Mendoj që është draft bazik, është draft i mirë. Autorët e këtij drafti duket se kanë parë më gjerë konfliktin dhe është përdorur një gjuhë, që ndoshta edhe do të rafinohet, mirëpo është në interes të Prishtinës, sepse është territori i saj ku do të zbatohet, nëse do të zbatohet. Ne nuk e duam një Kosovë jofunksionale, nuk duam që ky konflikt të zgjasë përgjithmonë”.

Ndër tjerash, Petritsch ka thënë se incidenti i këtij viti në Banjskë të Kosovës duhet të shërbejë si mësim për rritje të vigjilencës në fushën e sigurisë, e cila do të ketë prioritet në vitin që vjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here