Prokurori Petrit Kryeziu është caktuar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, pas miratimit të dorëheqjes së Admir Shalës nga kjo pozitë.
Admir Shala me miratimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës tani do të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.
Ai ka ofruar dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit në fillim të muajit gusht.
Në mbledhjen e 251-të të KPK-së ishte diskutuar edhe kërkesa e kryeprokurorit të Prizrenit, për t’u dorëhequr dhe për të kaluar në Prokurori Speciale.
Shala ka qenë prokuror në PSRK deri në ditën kur është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit në janar 2017.
Admir Shala ishte rizgjedhur kryeprokuror i Prizrenit dhe mandati i tij përfundon në fund të vitit 2024.
Në mbledhen që po mbahet sot (27.08.2024) të Këshillit Prokurorial të Kosovës u vendos edhe zgjedhja e prokurorit Petrit Kryeziu në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit në Prizren.