Petrit Hoxhaj nga radhët e partisë GUXO është kandidat për një mandat të tretë në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan 04 Online.
Në njoftimin e tij, Hoxhaj ka thënë se në katër vitet e fundit ka punuar me përkushtim, transparencë dhe sinqeritet për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Hoxhaj garon me numrin 5, duke u zotuar të jetë zëri i të rinjve, të mbrojë familjet dhe bizneset lokale, si dhe të punojë për një Prizren më të pastër, më të gjelbër e më të organizuar.
Njoftimi i plotë i Petrit Hoxhaj
Miq të dashur,
Edhe për katër vitet e fundit më keni dhënë nderin dhe përgjegjësinë të jem pjesë e Asamblesë Komunale, për të qenë zëri juaj dhe për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Prizrenit. Me përkushtim, transparencë dhe punë të palodhur, kemi arritur të shtyjmë përpara ide e projekte që kanë prekur jetën e njerëzve tanë.
Sot, me të njëjtin pasion dhe me përvojën që kam fituar, rikandidoj për mandatin e radhës të tretë nga radhët e GUXO!, me numrin 5 .
Besoj thellë se Prizreni ka potencial të jashtëzakonshëm – një qytet me histori, kulturë dhe rini të mrekullueshme që meriton më shumë mundësi, më shumë zhvillim dhe më shumë drejtësi.
Çfarë do të vazhdoj të bëj për ju:
• Të jem zëri i të rinjve dhe i atyre që nuk dëgjohen shpesh.
• Të mbroj interesat e familjeve tona, biznesit lokal dhe punës së ndershme të tyre.
• Të punoj për një Prizren më të pastër, më të gjelbër dhe më të organizuar.
• Të siguroj që çdo vendim i komunës të jetë në dobi të qytetarit, jo interesave të ngushta.
Bashkë mund ta çojmë Prizrenin përpara.
Guxo të ndryshosh – bashkë ia dalim!
Petriti