Petrit Hoxhaj reagon ndaj kritereve për ndihmat ushqimore në Prizren: Të padrejta dhe poshtëruese

0
351

Asambleisti i partisë GUXO në Prizren, Petrit Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj kritereve që Komuna e Prizrenit po vendos për përfitimin e ndihmave ushqimore. Ai i cilësoi ato si të papranueshme dhe poshtëruese për qytetarët në nevojë, shkruan 04 Online.

Hoxhaj kritikoi kërkesat për dokumentacion të shumtë, duke thënë se askush nuk duhet të dëshmojë varfërinë me dosje e vula për një thes miell. Ai i bëri thirrje komunës që të rishikojë urgjentisht këto kritere dhe të krijojë një qasje më humane dhe më të thjeshtë për ndihmat.

Sipas tij, ndihmat ushqimore janë akte solidariteti dhe jo projekte burokratike.

“Reagim publik ndaj kritereve të papranueshme për ndihmat ushqimore të Komunës së Prizrenit

Është e papranueshme dhe e patolerueshme që Komuna e Prizrenit, zyra për Komunitete dhe Kthime për një pako ushqimore të thjeshtë, po vendos kritere dhe kërkesa dokumentacioni që vetëm i largojnë dhe i poshtërojnë ata që më së shumti kanë nevojë.

A ka kuptim që për një thes miell apo një pako vaj, një familje e skamur të detyrohet të sigurojë dokumente, vërtetime, dhe madje as për vulën apostille nuk kérkojn kaq shum? Në çfarë bote jetojmë, kur për një ndihmë elementare humanitare, qytetarit i kërkohet të vërtetojë mjerimin e vet me dosje në dorë?

Nëse një njeri do të kishte mundësi t’i siguronte të gjitha këto dokumente, me siguri nuk do të sillej tek dera e komunës për një ndihmë ushqimore. Kjo është një padrejtësi sociale dhe një shkelje e dinjitetit njerëzor.

I bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që të rishikojë menjëherë këto kritere dhe të krijojë një qasje më humane dhe më të thjeshtë për dhënien e ndihmave. Ndihmat ushqimore nuk janë projekte burokratike – janë akte emergjente solidariteti, dhe duhet të mbërrijnë te njerëzit që kanë më shumë nevojë, pa i detyruar ata të provojnë varfërinë me letra dhe vula.”, thuhet në reagimin e Hoxhajt./04 Online

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=746012964782113&id=100081202483719&mibextid=wwXIfr&rdid=iRzl492bl6EdE3vE#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here