Petrit Hoxhaj, kandidat i partisë GUXO për Kuvendin e Prizrenit, ka numëruar pesë arsye kryesore pse qytetarët duhet ta votojnë në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se do të jetë përfaqësues i vërtetë i zërit qytetar, i dëshmuar me punë konkrete gjatë mandatit të kaluar, duke ofruar transparencë dhe llogaridhënie. Hoxhaj shtoi se ka vizion për zhvillimin lokal përmes përmirësimit të infrastrukturës, ndriçimit dhe ambientit, si dhe garanton besueshmëri e integritet në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë i Petrit Hoxhaj
5 Arsye Pse duhet ta votoni Petrit Hoxhajn për Asamblenë Komunale
1. Përfaqësues i zërit qytetar – Petriti ka treguar se gjithmonë ka ngritur shqetësimet e banorëve në Kuvend, duke u bërë zëri i tyre pa dallime politike apo shoqërore.
2. I dëshmuar me punë konkrete – gjatë mandatit të kaluar, ai ka dhënë propozime të vlefshme dhe është angazhuar për çështje që prekin drejtpërdrejt komunitetin.
3. Transparencë dhe llogaridhënie – është i hapur ndaj qytetarëve, i gatshëm të japë llogari për çdo vendim dhe të dëgjojë secilin për shqetësimet që ka.
4. Vizion për zhvillim lokal – synon të përmirësojë infrastrukturën, ndriçimin, ambientin e pastër dhe shërbimet publike në fshatra e qytet.
5. Besueshmëri dhe integritet – Petriti gëzon respekt dhe besim te bashkëqytetarët, sepse punon me ndershmëri dhe përkushtim, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi çdo gjë tjetër.
Duke votuar GUXO 118 për Petrit Hoxhaj– Nr. 5, votoni për një përfaqësues të vërtetë të qytetarëve.