Gjykata spanjolle ka dënuar me nga një vit burg me kusht pesë persona, për shkak të ofendimeve raciste ndaj yllit të Real Madridit, Vinicius Jr., gjatë një ndeshjeje kundër Real Valladolid në dhjetor të vitit 2022, shkruan 04 Online.
Të dënuarit janë gjithashtu gjobitur me shumën prej 1080 deri në 1620 euro dhe janë përjashtuar nga stadiumet për tre vite. Megjithatë, ata nuk do të shkojnë në burg për shkak se dënimi është me kusht, me kushtin që nuk do të përsërisin sjellje të ngjashme. Po ashtu, gjatë kësaj kohe nuk do të kenë të drejtë të votojnë.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e cilësoi vendimin si “një dënim historik” dhe theksoi se është rezultat i përpjekjeve për të çrrënjosur diskriminimin dhe urrejtjen nga futbolli./04 Online