Para pak çastesh, ka ndodhur një aksident në rrugën ” Tirana” në afërsi të Shërbimit të Urgjencës në Prizren, ku janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë nga ky aksident, 5 persona kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit janë dërguar nga ekipet e Urgjencës për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka thënë për Televizionin e Prizrenit , shefi i Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Gylxhan Hasani.
Deri tek aksidenti ka ardhur si rezultat i mos përshatjes së shpejtësisë si dhe kthimit gjysëmrrethor.
Ndryshe, në këtë rrugë numri i aksidenteve është tejet i lartë, për shkak të frekuentimit të shumë automjeteve në këtë rrugë në të cilen ndodhen qendrat ndër më të mëdhatë tregtare dhe biznese të ngjashme.