Pesë persona janë arrestuar në Prizren pas një konflikti mes tyre, raporton 04 Online.
Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë, që dyshohet se u ekspozua gjatë përplasjes.
Tre të dyshuar u dërguan në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.
“Tranziti i Ri, Prizren 09.07.2025-13:15. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pas një konflikti që kishin në mes veti dhe gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8-fishekë, e cila dyshohet se është ekspozuar gjatë konfliktit. Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online