Pesë persona i sulmojnë fizikisht dy të tjerë në Suharekë, i bëjnë për spital

0
476
Foto: Ilustrim

Dy persona dyshohet se janë sulmuar nga pesë persona tjerë në Suharekë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan 04 Online.

“Suharekë, 13.08.2023 – 22:05. Raportohet se lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë pranuar dy viktima meshkuj kosovarë, për shkak se ishin sulmuar nga pesë persona të dyshuar ende të panjohur dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas mjekut viktimat nuk janë në rrezik për jetë. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar si dëshmi pjesë të mjetit të prehtë thikës që dyshohet se ishte përdorur në rast. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here