Pesë çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

0
198

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes, tashmë dihet se çaji ofron edhe shumë përfitime shëndetësore.

Por, përpara se ta bëni pjesë të pandashme të regjimit tuaj, një konsultë me mjekun, sidomos nëse merrni mjekime, është e nevojshme. Edhe pse shumica e çajrave bimorë konsiderohen të sigurt, njerëzit që mjekohen me ilaçe të caktuara, mund të përjetojnë efekte anësorë të padëshiruara.

Ja disa nga çajrat që duhet të kufizoni ose shmangni plotësisht nëse merrni mjekime të cakutara.

Çaji i Kamomilit

Kamomili ndihmon me gjumin sepse redukton ankthin falë efekteve të tij qetësuese. Gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet. Por konsumi i sasive të larta mund të ulë ndjeshëm sheqerin në gjak duke çuar në hipoglicemi.

Nëse keni diabet, nuk duhet të shmangni çajin e kamomilit, por duhet të monitoroni sheqerin nëse vendosni ta pini atë rregullisht, për të parë nëse ka ndikim tek shëndeti juaj.

Çaji Keshil

Gjethet e çajit jeshil (të thara) përmbajnë vitaminë K, e cila mund të rrisë koagulimin e gjakut. Sasi të mëdha të vitaminës K mund të ndërhyjnë në aktivitetin e disa holluesve të gjakut, si warfarina.

Çaji jeshil dhe ekstraktet e tij mund të ulin po ashtu efektshmërinë e Lisinopril, një ilaç që jepet për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit. Kështu që është më mirë të kufizoni konsumin e tij nëse trajtoheni me këto medikamente.

Çaji Xhingko

Çaji Xhingko ashtu si çaji jeshil, duhet të shmanget nëse po përdorni ilaçe për hollimin e gjakut. Këtu përfshihet Coumadin (ëarfarin), Plavix (clopidogrel), aspirina dhe antikoagulantë të tjerë, këshillojnë ekspertët.

Kjo është për shkak se Xhingko ngadalëson koagulimin e gjakut dhe konsumi i tij së bashku me barna si ibuprofeni, naprokseni ose aspirina, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Njerëzit që kanë epilepsi ose ata që marrin ilaçe kundër depresionit duhet të shmangin gjithashtu konsumin e këtij çaji.

Sasitë e larta të çajit mund të shkaktojnë konvulsione dhe të zvogëlojnë efektivitetin e barnave antikonvulsante por edhe të dobësojnë efektin e antidepresantëve si si fluoksetina (Prozac dhe Sarafem) dhe mipramine (Tonfranil).

Çajrat e Xhinseng dhe Jamballit

Njëjtë si çajrat e më sipërm, këto lloje mund të zvogëlojnë efektivitetin e medikamenteve antikoagulantë, duke përfshirë warfarinën. Shmangini nëse keni mpiksje gjaku, trombozë të venave të thella ose probleme të tjera shëndetësore që trajtohen me antikoagulantë.

Çaji i Lule Basanit

Ky çaj ndërvepron me një sërë medikamentesh, duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, pilulat kontraceptive, ciklosporinën, barnat për HIV dhe holluesit e gjakut. Edhe pse shumë njerëz pretendojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit. Ekspertët thonë se përdorimi i tij për të kuruar depresionin mund të rrisë nivelet e serotoninës në trup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here