Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në shumë telashe, ata kanë një ekip mjaft cilësor

0
51

Përzgjedhësi i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës pas finales së play-off-it për Kupën e Botës, duke theksuar se “Dardanët” i shkaktuan shumë vështirësi skuadrës së tij, pavarësisht eliminimit.

Pas fitores së ngushtë të Turqisë në një ndeshje të luftuar deri në fund, trajneri italian pranoi se përballja me Kosovën ishte një test i vërtetë për ekipin e tij, duke nënvizuar cilësinë dhe organizimin e lartë të kundërshtarit në fushë.

“Kosova na vuri në shumë telashe. Ne ishim të përgatitur për këtë sepse Kosova ka një ekip shumë cilësor, por është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet për Kupën e Botës”, u shpreh Montella pas ndeshjes.

Ai shtoi se kjo përballje dëshmoi qartë potencialin e Kosovës, duke e cilësuar si një skuadër në ngritje që mund të rivalizojë me këdo në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, në fund ishte Turqia ajo që siguroi kualifikimin, duke i dhënë fund ëndrrës historike të Kosovës për pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Pavarësisht eliminimit, paraqitja e ekipit kosovar u vlerësua gjerësisht, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga vetë kundërshtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here