Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Do ta ulë listën e pritjes

0
222

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.

Drejtoreshe e Spitalit të Prizrenit Narqize Aliu, ka deklaruar se ky shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.
“Dita e sotme është një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Ky shërbim na ofron mundësi që të shpëtojmë jetë. Reagimi adekuat dhe i shpejt është i rëndësishme në emergjencat kardiake. Pa ndihem dhe përkrahjen e juaj nuk do të ishim këtu. Besojmë që kjo punë dhe tërë përkushtimi yt për ngritjen e cilësisë në spitale është prezente”, është shprehur ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur përfomancë rekorde të ndërhyrjeve.

“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera, dhe mbi 2500 vendosje të stentës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit. Do të ndihmojë që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të fillojë sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSUK ka siguruar të gjitha materialet shpenzuese, mbështetje profesionale do të ofrohet nga SHSKUK-ja. Ajo çfarë presim të jenë rezultat është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit. Qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë, dhe me kosto të ulët”, ka theksuar Kurti.

Kurse, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, ka thënë se shteti i tij e ka mbështetur sektorin shëndetësor të Kosovës për dy dekada dhe ka kontribuar në ndryshime thelbësore në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor./EO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here