Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje

0
160

Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy shteteve në pikë-kalimin kufitar Hani i Elezit-Bllacë, shkruan Express.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Kristian Mickovski.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se pas një angazhimi të gjatë sot po përurohet një projekt i veçantë për të dy shtetet.

“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=9482353468514971

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here