Ditë më parë pranë objektit historik “Beledije” në Prizren, është përuruar “Katalogu i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme në Komunën e Prizrenit”, raporton 04 Online.
Katalogu dygjuhësh është vendosur në pika publike të qytetit dhe përfshin 24 monumente të rëndësishme, të shoqëruara me fotografi ajrore dhe QR code për lokacionin në Google Maps.
Kjo nismë po pritet me interesim të madh nga vizitorët, duke ndihmuar në promovimin dhe identifikimin e trashëgimisë kulturore të qytetit.
“Është përuruar “𝙆𝙖𝙩𝙖𝙡𝙤𝙜𝙪 𝙞 𝙩𝙧𝙖𝙨𝙝ë𝙜𝙞𝙢𝙞𝙨ë 𝙠𝙪𝙡𝙩𝙪𝙧𝙤𝙧𝙚 𝙣ë𝙣 𝙢𝙗𝙧𝙤𝙟𝙩𝙟𝙚 𝙩ë 𝙥ë𝙧𝙝𝙚𝙧𝙨𝙝𝙢𝙚 𝙣ë 𝙆𝙤𝙢𝙪𝙣ë𝙣 𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙯𝙧𝙚𝙣𝙞𝙩”.
Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Autorët e këtij katalogu janë prof dr Valbon Bytyqi dhe Faton Morina.
Katalogu është vendosur në mbajtësen që gjendet afër objektit të Beledijes, ku është e vendosur Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik.
Në katalog janë të paraqitura 24 Monumentet kulturore nën mbrojtje të përhershme të Komunës së Prizrenit, pamjet e të cilave janë realizuar me dron, dhe në këndin e djathtë gjendet qr code që tregon lokacionin e saktë të tyre në google maps.
Falenderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për financimin e këtij projekti, gjithashtu edhe drejtorin e drejtorisë së Turizmit dhe zhvillimit ekonomik në Komunën e Prizrenit, zotri Ramadan Tarashaj, i cili ka treguar një profesionalizëm të lartë gjatë këtij bashkëpunimi, dhe na ka siguruar vendet ku janë ngjitur Kataloget në gjuhën shqipe dhe angleze.
Falenderoj profesorin dhe bashkëpuntorin tim më të afërt, Prof dr Valbon Bytyqi, i cili asnjëherë nuk ndalet së më ofruari mbështetjen dhe njohuritë e tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta të tij, gjithashtu i falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti: Dreni, Samiri, Bajrami, Sadiku, Besmirin.”, thuhet në njoftimin e GIS and Software Solution./04 Online