Është përuruar fabrika “GAMP”, që është një partneritet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Njëri nga bashkëinvestitorët, Valon Vataj, tha se ndërtimi i kësaj fabrike ka filluar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ai gjithashtu tregoi se cilat do të jenë produktet kryesore të kësaj fabrike, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo fabrikë ka filluar së ndërtuari me 23 dhjetor të vitit 2022 dhe përkundër faktit që moti ka qenë me shi dhe ka qenë problem të punohet, ne kemi arritur që për një afat rekord ta ndërtojmë këtë fabrikë. Në këtë fabrikë, produktet kryesore do të jenë produktet e kontejnerëve”, u shpreh ai.