Nga sot qyteti i Prizrenit do të ketë edhe një çerdhe publike.
Mbi 560 mijë euro ka kushtuar çerdhja e ndërtuar nga lagjen “Ortakoll”, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Kjo çerdhe ka kapacitet për 160 fëmijë, ka thënë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila mori pjesë në përurimin e saj.
“✨🏫Edhe një çerdhe e re publike po i shtohet Prizrenit
📌Kësaj radhe në lagjen Ortakoll.
Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët. Ky objekt që përuruam sot është investim i MASHTI-t në vlerë 563,758.40 euro dhe ka kapacitet për 160 fëmijë.
📌Pas Prizrenit, do të vazhdojmë në Malishevë.
Do të përurojmë shkollën në fshatin Dragobill për të vazhduar më pas me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë.
✅Shumë punë e angazhime na presin edhe këtë javë!”, ka shkruan në ‘Facebook’ Nagavci./04 Online