Personi i gjetur pa shenja jete është 54 vjeçar dhe është nga Korisha e Prizrenit

0
565

Në Prizren është gjetur një person 54 – vjeçar pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zyrtari për media i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi, konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50, nē rrugën “Enver Hadri” në Prizren.

“Viktima është nga Korisha mashkull i lindur në vitin 1970”, tha ai.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta e Prizrenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here