Përsëri kufizime në YouTube: Ja çfarë po ndalon tani

0
70

YouTube do të implementojë ndryshime të reja për përdoruesit që duan të transmetojnë përmbajtje të drejtpërdrejtë, duke rritur moshën minimale për këtë mundësi.

Nga muaji i ardhshëm, moshën minimale do të jetë 16 vjeç, për të gjithë ata që duan të transmetojnë përmbajtje live pa praninë e një të rrituri, raporton Telegrafi.

Në një njoftim të publikuar në faqen e mbështetjes së platformës, YouTube konfirmoi se nga 22 korriku, çdo krijues për të transmetuar drejtpërdrejtë duhet të jetë të paktën 16 vjeç.

Më parë, YouTube kërkonte që fëmijët nën moshën 13 vjeç të shoqëroheshin nga një i rritur, por tani ky rregull do të zbatohet edhe për të rinjtë nga mosha 13 deri në 15 vjeç.

Kjo masë do të ndikojë në përdoruesit nën moshën 16 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të transmetojnë vetëm nëse një i rritur i jep atyre qasje si redaktor, menaxher ose pronar i kanalit të lidhur.

Nëse këta përdorues vazhdojnë të transmetojnë pa praninë e një të rrituri pas 22 korrikut, mund të ndalohen nga përdorimi i opsionit të bisedës së drejtpërdrejtë dhe mund të pezullohen veçoritë e tjera të kanaleve të tyre.

Platforma paralajmëron se do të vazhdojë të monitorojë përmbajtjet që shkelin këto rregulla dhe se çdo përpjekje për të anashkaluar këto masa mund të çojë në heqjen përhershme të llogarisë.

Krijuesit e prekur nga ky ndryshim do të njoftohen përmes emailit nëse transmetimi i tyre i drejtpërdrejtë hiqet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here