Përse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? – Përgjigjet Nora Istrefi

0
1076

Në një intervistë të rrallë televizive, këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka hapur zemrën për karrierën e saj dhe aspektet e jetës private, përfshirë dhe marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe atin e vajzës, Robert Berishën.

Duke u shfaqur e qetë dhe reflektuese, Nora ndau me publikun sfidat dhe dinamikat e bashkëprindërimit pas ndarjes nga Roberti.

“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë,” tha Nora, duke shpjeguar se si ka evoluar marrëdhënia e tyre nga tensioni i ndarjes për t’u bërë më bashkëpunuese. “Tani jemi më në gjendje të komunikojmë për hir të vajzës, të Renesë”.

Ish-bashkëshorti e ka mbajtur publikun të informuar rreth jetës së tij dhe ka qenë mjaft aktiv me mediet, ndryshe nga Nora e cila preferon të mbajë një profil më të ulët. E pyetur për këtë, Nora vuri në pah përkushtimin e Robertit ndaj vajzës së tyre. “Ai është një baba i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që e do shumë Renenë. Ne të dy e duam dhe jemi shumë të lumtur që e kemi.”

Një bashkëprindërim i suksesshëm ka qenë një pikë kyçe për të dy, ku Nora shtoi” “Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr shpesh vajzën nga shkolla, dhe i jep asaj kohë dhe dashuri.”

Gjatë bisedës, Nora u pyet gjithashtu nga fansat për mundësinë e saj të marrjes pjesë në emisionin televiziv të ish-bashkëshortit të saj.
“Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat, prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj” u shpreh ajo, duke lënë hapësirë për spekulime rreth një ribashkimi të mundshëm në ekran. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here