Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme.
Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org
Thashethemet Janë Të Nevojshme Për Mbijetesë
Kjo jo domosdoshmërisht është diçka e keqe, sipas psikologëve.
Ata e përkufizojnë thashethemin si një instinkt bazë i njeriut sepse njeriu është formuar i tillë të qëndrojë e të jetojë në grup dhe të varet prej tij për mbijetesë.
Në vazhdën e këtij përkufizimi, njeriu -sipas psikologëve- ka dëshirë dhe nevojë që të marrë sa më shumë informacion për njerëzit që e rrethojnë.
Është dëshirë dhe nevojë, për faktin se njeriu do të dijë tek kush duhet të ketë besim dhe jo, kush është i mirë dhe kush është i keq, kush i bindet rregullave dhe kush i shkel ato, kush mund të jetë i qëndrueshëm në miqësi e kush jo.
Mbi të gjitha, ka të bëjë me nevojën për të zbuluar jo vetëm personalitetin, por edhe këndvështrimin e tjetrit.
Grupet ku bën pjesë njeriu janë:
- Familja, tek e cila presim dhe marrim dashuri dhe ngrohtësi,
- Miqtë nga të cilët marrim shoqëri dhe komunikim,
- Punëdhënësi, i cili na jep para dhe nëse jemi me fat edhe na ofron siguracion shëndetësor e ditë pushimi,
Ndaj nëse për shembull nëna të thotë se babai ka mbetur pa punë, atëherë do të dish se ke nevojë për të gjetur një mënyrë për të paguar qeranë e faturat.
Nëse kolegu të informon se punëdhënësi ka ndërmend të bëjë shkurtime në kompani, ti duhet të përgatitesh të gjesh një burim tjetër për mbijetesë.
Si na ndihmojnë thashethemet
Thënë shkoqur, thashethemi është mënyra se si njeriu arrin të mbijetojë në këtë botë të egër.
Thashethemi nuk na ofron më shumë informacion për personin për të cilin po flitet, por edhe për personin që flet.
Nëse jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm,mund të merrni informacion jo vetëm për personin e interesit por edhe për bashkëbiseduesin dhe karakterin e tij.
Pavarësisht nevojës për mbijetesë, thashethemet janë shpesh të këqija dhe dashakeqe, dhe përbëjnë mënyrën më të mirë për të ndarë informacion dhe për të përzgjedhur grupi