Përse mos ti rikthehet emri historik krahinës së Lumës!

0
1359

Pak Histori per Kukesin dhe Kukesianet (ose historikisht te njohur si Luma dhe Lumjanet).

LUMA kufizohet me Hasin, Prizrenin, Opojen, Dibren, Mirditen edhe Puken.

Historikisht deri ne vitet 1920s njihej me emrin Luma dhe banoret quheshin Lumjane. Krahina e merr emrin nga Lumi LUMA qe rrjedh mes dy maleve madhshtore Koritnik dhe Gjallica. Krahina e Lumes perbehej nga 7 bajraqet ku Kalaja e Dodes dhe Radomirës jane bajraqe Lumnjane. Ku dhe mali me i larte ne trevat shqiptare Mali Korabit eshte Lumjane. Lumi Veleshice ndane Lumen me Dibren dhe fshati Vrrëj eshte fshati kufitare me Prizrenin. Korabi maja me e lart ne trevat Shqiptare historikisht pra eshte Lumjane. Dy Lumenjte madheshtore Drini i Bardh dhe Drini i Zi e pershkojne Lumen Kreshnike (Kukesin e sotçem), ku dhe takohen bashke te dy Drinat edhe me Lumin Luma dhe vazhdojne rrjedhjen drejt Shkodrës dhe derdhen ne detin Adriatik.

Abdyl Frasheri, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini – te gjithe kane bujtur ne konakun e Lumjaneve ku gjeten besen, perkrahjen, dhe mikpritjen e parezervuar.

Fan Noli thoshte ne 1924.

“A don male me Debore, burra te forte dhe malesore, fort mikprites dhe burrerore, shko ne Kukes se i ke me dore.”

Nje nder krahinat ne Gegeri ku 100% e popullsise kishin perqafuar Islamin.

Udhetarja Britanike Edith Durham kur kaloi neper Lume ne vitin 1905 tek kulla e Lumes shkruan “Luma eshte nje nder krahinat me te forta dhe burrerore muslimane ne Gegni”.

Luma ne vitet kritike te panvarsise 1912/13 i zbardh faqen vetes dhe kombit ku mbi 12 mije serb vriten ne Lume nga malesoret trima Lumjane. Vlen te theksohet kjo beteje fisnike ne menyre te drejperdrejte ndihmoi/kontriboi ngritjen e flamurit dhe shpalljen e panvarsise. Sepse forcat serbe kishin per qellim pushtimin e plotë te trevave Shqiptare, deri ne lumin Shkumbin dhe nuk donin te qe Shqiperia te shpallte panvarsine. Pra kontributi i Lumjaneve vonoi/prishi planet sllave dhe siç dihet panvarsia jone u shpall.

(Shume kenge i jane thurur kesaj lufte te lavdishme nder to kenge qe mund te permendim jane ‘Besa e Lumes’ ‘Luma e Kuqe’ ‘Luma e Serbi po lufton’ etj).

Besa e Lumes, burreria dhe mikpritja jane te njohura historikisht si pjese e karakterit Lumjan/Kukesian nga e gjithe Shqiptaria.

Me ardhjen e komunizmit ne vitet 1950s Bajraku i Radomires dhe I Kalase e Dodes i kalojne qarkut te Dibres. Po ashtu nje pjese e bajrakut te Terthores nga fshati Vermice, Zhur e Vrri ngelin matane kufirit ne Jugosllavi dhe ne Kosoven e sotme.

Komunizmi i nderron emrin Fisnik dhe historik (Lume) krahines dhe zyrtarisht krahina fillon e njihet me emrin Kukes.

Kukesi i vjeter si qytet dhe shume fshatra per rreth tij u sakrifikuan, per ti bere vend liqenit artificial te Fierzes, ku mbi te qendron hidrocentrali me i madh ne vend qe furnizon me energji elektrike te gjithe vendin. Keshtu ne 1978 qyteti i ri Kukesit ndertohet ne rrafshen e Lumes.

Pra Kukesianet sakrifikuan qytetin dhe tokat e tyre per Shqiptaret dhe shteti akoma nuk i ka kompensuar me qindra familje per tokat e tyre te permbytura. Ja vlen te themi qe shteti Shqiptare çdo vit eksporton dhe perfiton me miliona euro fale Fierzes, dhe me e pakta qe mund te beje eshte te kompensoje banoret e demtuar.

Gjate luftes per çlirimin e Kosoves, 1998/1999 Kukesi i zbardh faqen vetes dhe kombit, shfaqet perseri si krahine dhe qytet mikprites ku me mijera vellezer dhe motra shqiptare nga Kosova, viktima te gjenocidit serb gjeten strehe ne Kukes.

Kukesi u nominua per çmim nobel per mikpritje.

Sot eshte nje nder qarqet me te varfera ne Shqiperi. Kukesi fatekeqesisht si gjithe qytetet e tjera po zbraset dita dites nga rinia si rrjedhoje e papunesise dhe prespektivave te kufizuara.

Panvarsisht se Kukesi ka sakrifikuar qytet e toka per vendin dhe sikur mos te mjaftonte kjo i kane vene edhe traun e pageses per makina qe levizin ne rrugen e kombit.

Kukesianet me nostalgji I referohen termave “Lumë dhe Lumjane”

Nese do te kishte drejtesi emrat historik “Lumë dhe Lumjane” duhet ti rikthehen qarkut dhe po ashtu bajraqet e Kalase Dodes dhe Radomirës qe aktualisht jane me qarkun e Dibres ti bashkangjiteshin qarkut te tyre, pra Lumës siç kane qene historikisht…

Tek me e pakta qe mund te beje kjo gjenerate e re/brez i ri Lumjanesh eshte te ruaj/kultivoj emrin e tyre historik (Luma dhe Lumjanet)

Sepse keto emra i perkasin krahines se tyre fisnike, Lumes Kuqe, stërgjyshërve te tyre besnik, trima dhe burrerore qe sot i kujtojme me aq shume nostalgji dhe krenari.

Nuk ka asnje arsye ose problem qe pengon nderrimin e emrit te Qarkut nga Kukes ne Lume.

Ne rrafshin ligjor, politik, institucional dhe historik nuk do te kishte asnje problem, vetem burokracia institucionale do te ishte pengesa kryesore.

Thjesht duhet iniciativa dhe kembengulja e vet Lumjaneve/Kukesianeve, e pushtetareve te tyre lokal (prefekti, kryetari bashkise se Kukesit, kryetaret e komunave etj), e deputeteve te zones… dhe rikonfirmimi, zyrtarizimi i emrit dhe kufijve do te arrihej.

Shpresoj qe politikanet Lumjane/Kukesian panvarsisht bindjeve te tyre politike, te fillojne dhe te kontribojne ndershmerisht per qarkun e tyre.

Shkruan: Azem KOVAÇI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here