Përse duhet të pini ujë me xhenxhefil? Kura natyrale për stomakun, diabetin e artritin

0
595

Një nga bimët më të veçanta që mund të gjeni në treg. Jo vetëm sepse është shumë natyrale, por sepse ka një shije të jashtëzakonshme e që nuk mund ta ngatërrosh me asgjë. Pak djegës, me aromë që të zgjon shqisat shpesh mund ta gjeni në receta të shëndetshme.

Por sipas ekspertëve xhenxhefili ofron një tjetër përfitim për trupin tuaj, atë të qetësimit të një sërë problemesh me stomakun, diabetin, artritin apo Alzhaimerin. Uji me xhenxhefil duket se është këshilla më natyrale për të kaluar çdo problem me organizmin tuaj, por kini parasysh disa këshilla.

Përse duhet ta përdorni?
Xhenxhefili vjen në ndihmë në shumë forma, përfshirë kapsulat e suplementëve, pluhurat spërkatës në formën e erëzave dhe pomadat për përdorime të ndryshme. Megjithatë në ndihmën ndaj stomkun xhenxhefili ndihmon në frenimin e oreksit të tepërt. Çaji i xhenxhefilit apo bima vetë ka disa veti si rregullimin e metabolizmit dhe nxjerrjen e sheqernave nga trupi. Të gjtiha këto ndihmojnë në menaxhimin e peshës së tepërt të shoqëruar sigurisht me një dietë të shëndetëshme.

Gjithashtu ndihet edhe si një meaxhues i mirë i diabetit siç përmendëm edhe më lart pasi ndihmon me sheqerin në gjak. Në një studim ku morën pjesë 41 persona të cilët morën 2 gramë pluhur xhenxhefili për 12 javë të dhënat treguan për një ulje të ndjeshme të sheqerit në gjak. Vetitë e tij antinflamatore ndikojnë edhe në sëmundje të tjera si artriti apo Alzhaimeri. E së fundi mbi dhimbjet e stomakut, xhenxhefili ndihmon në largimin e të përzierave dhe ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit.

Kujdes me sasinë
Megjithëse plot vlera për shëndetin dhe xhenxhefili nuk vjen pa efekte anëosre. Sigurisht nëse e teproni me konsumoni e tij mund të shkaktojë urth, gazra, fryrje stomaku, dhimbje apo djegie të gojës. Megjithëse janë efekte anësore të rrala është mirë që të kini kujdes me sasitë. Sasitë e rekomanduara për konsum janë 4 gram oluhur në ditë ose 1-2 feta të freskëta për të bërë rreth 4 gota ujë me xhenxhefil. Nëse po merrni mediakmente ose vitamina të tjera gjatë kësaj kohe, flisni me mjekun tuaj përpara se të shtoni ujë me xhenxhefil në dietën tuaj.

Si ta përgatisni
Si fillim lajeni mirë rrënjën e xhenxhefilit tuaj dhe qërojeni me kujdes nga lëkura. Me anë të një rende ose me thikë grini hollë rreth 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët ose 4 gramë në formën e pluhurit. Ndërkohë zieni 4 gota ujë dhe kur të fillojë të vlojë, shtoni xhenxhefilin e lëreni për disa minuta. Më pas hiqeni ujin nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 10 minuta para se ta kulloni për konsum. Në fund pasi ta keni kulluar, mund të shtoni limon ose mjaltë në varësi të shijes dhe konsumojeni të ngrohtë ose të ftohtë të ruajtur në frigorifer./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here