Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit në Shqipëri.
Bëhet e ditur se në aksidentin që ndodhi rreth orës 17:45, u përfshinë një automjet tip “Benz”, një automjet tip “Ford” si dhe një autobot.
Për pasojë, kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të lënduar tre të tjerë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Një nga drejtuesit e mjeteve është banues në Kosovë, ndërsa personat që udhëtonin me automjetin tip “Ford” si dhe drejtuesi i autobotit janë banues në Kosovë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes./A2